Lajme Botë

Britani e Madhe/ Ish-kryeministri David Cameron rikthehet në qeveri, emërohet Sekretar i Jashtëm

Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është emëruar si sekretari i ri i Jashtëm, ka njoftuar Downing Street.

Emërimi i papritur i ish-kryeministrit vjen pasi Suella Braverman u shkarkua nga posti i sekretares së Brendshme dhe James Cleverly u emërua në vend të saj, duke lënë të hapur postin e lartë në Ministrinë e Jashtme, raporton Sky News.

Në deklaratën e Downing Street thuhej:

“Mbreti ka qenë i kënaqur të miratojë emërimin e Rt Hon David Cameron si Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Madhështia e tij ka qenë gjithashtu e kënaqur t’i japë dinjitetin e një Baroni të Mbretërisë së Bashkuar për jetë David Cameron”.

David Cameron ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri në 2016 dhe lider i Partisë Konsveratore britanike nga 2005 në 2016.

Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri sot një riorganizim të kabinetit qeveritar.

Braverman ka qenë nën presion të shtuar pas një artikull në Times, të botuar të enjten. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur “turma pro-palestineze”. Presioni mediatik ndaj Sunak, pas deklaratave raciste të Braverman ka qenë mjaft i madh.

Braverman pas shkarkimit të saj u shpreh se ishte ndjerë e privilegjuar që kishte qenë sekretare e Britanisë së Madhe. Ajo tha gjithashtu se “do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”. “Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”, tha Braverman.

James Cleverly, i cili u emërua sekretar i Brendshëm në vend të Suella Braverman, ka bërë deklaratën e tij të parë si ministër. “Është nder të emërohesh si Sekretar i Brendshëm. Qëllimi është i qartë. Detyra ime është t’i mbaj të sigurt njerëzit në këtë vend“, tha Cleverly.

LEXO EDHE:

/Shqip.com