Sport Ndërkombëtar

Brighton reziston për Mac Allisterin

Te klubi i Brighton dëshirojnë ta mbajnë në skuadër mesfushorin, Alexis Mac Allister, i cili së fundmi u shpallë kampion bote me Argjentinën në Botërorin “Qatar 2022”.

Arsenal dhe Atletico Madrid kanë treguar interes për futbollistin që gjatë paraqitjes në Katar me Argjentinën, arriti të shënojë kundër Polonisë në fazën e grupeve, ndërsa gjithashtu pati paraqitje të mirë në finale kundër Francës.

Por Paul Barber nga klubi ka theksuar se klubi anglez nuk do që argjentinasi të largohet.

“Sigurisht, ne jemi shumë të vetëdijshëm se kur ndonjë nga lojtarët tanë bën mirë, ata do të tërheqin interes nga klube më të mëdha, klube më të pasura, pra ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë. Por ne duam ta mbajmë Alexis këtu për aq kohë sa të mundemi. Ai është pjesë shumë e rëndësishme e ekipit”, ka thënë ai.

/Shqip.com