Sport Shqiptar

Brighton bën historinë, për herë të parë prek Evropën

Klubi anglez, Brighton ka shkruar historinë.

Kjo skuadër angleze për herë të parë ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Brighton mundi Southamptonin, me rezultat 3-1, të dielën duke prekur për herë të parë garat evropiane.

Skuadra e Roberto De Zerbit ka siguruar zyrtarisht Conference League, ndërkohë që pret vetëm matematikën për t’u kualifikuar në Europa League.

Skocezi Evan Ferguson shënoi dygolësh për epërsinë e dyfishtë të Brightonit. Mohamed Elyounoussi ngushtojë avantazhin për “Shenjtorët”, tashmë të rrëzuar në Championship, por, vendasit reaguan dhe vulosën fitoren falë golit të Pascal Gross.

Pas kësaj fitore, Brighton shkon në kuotën e 61 pikëve dhe siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.

/Shqip.com