Lajme

Breshëri në Prishtinë, meteorologu i IHK-së thotë se për shkak të mungesës së radarit nuk jemi në dijeni nëse ka në ndonjë qytet tjetër breshër

Para pak minutave në Prishtinë ka filluar një breshër i madh.

Shqip.com ka kontaktuar meteorologun e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu për të marrë informata nëse në ndonjë vend tjetër të Kosovës ka breshër.

Në një përgjigje për Shqip.com, Aliu ka thënë se nuk ndonjë informatë nëse  në ndonjë qytete tjetër të Kosovës ka breshër.

Pamje nga breshëri

Ai thotë se kjo është si pasojë e mungesës së radarit.

“Nuk kam ndonjë informatë nëse ka breshër në ndonjë qytet tjetër të Kosovës, pasi që si IHK kemi mungesë të radarit që tregon për breshër”, ka thënë Aliu për Shqip.com.

Pamje nga bresheri

Ai ka shtuar se as ndokush nuk ka lajmëruar nga tereni që mund të ketë breshër në ndonjë qytet tjetër.Aliu ka thënë se mungesa e radarit është një gjë që nuk është në rregull./Shqip.com