Breshëri kallashnikovi në Tiranë, 35-vjeçari i shpëton atentatit

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (12 janar) në zonën e Selitës.
Sipas policisë i plagosur në këmbë me armë ka mbetur shtetasi Zamir Kalemi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejt tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ndërkohë policia po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com