Lajme

Brenda një jave 2007 raste me COVID-19

COVID-19

Brenda një javë në Kosovë janë raportuar 2007 raste pozitive me COVID-19.

Në ditën e parë të javës, të hënën e 4 korrikut u raportuan 106 raste pozitive dhe nuk kishte asnjë rast të vdekjes. Numri i rasteve aktive ishte 1.066

Rastet pozitive me 4 korrik

Një ditë më vonë numri i raste pozitive u rrit në 213 e po ashtu edhe numri i raste aktive u rrit në 1.244 raste.

Ditën e tretë të javës përsëri pati shtim të numrit të rasteve pozitive dhe atyre aktive. 341 raste pozitive e 1.521 raste aktive.

Numri i rasteve pozitive arriti kulmin ditën e premte ku gjatë 24-të orëve u raportuan 407 raste pozitive.

Rastet Pozitive me 8 korrik

Gjatë ditës së djeshme u raportuan 397 raste pozitive e 2.087 raste aktive ndërsa sot u raportua për 285 raste aktive e 2.169 raste aktive.

Rastet pozitive sot me 10 korrik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për qytetarët që ti vendosin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel nga qytetarët që të vaksinohen dhe që të nxisin të tjerët që ta bëjnë këtë, që të vendosin maskat në mënyrë të duhur dhe që të sigurohen që të ketë ventilim të mirë nëse festojnë në ambiente të mbyllura./Shqip.com