Lajme

Brenda 24-orëve raportohen pesë raste të dhunës në familje

Dhuna në familje, fotografi ilustruese.
Dhuna në familje, fotografi ilustruese.

Kosovarët siç duket nuk përmbahen të ushtrojnë dhunë edhe gjatë festës së Fitër Bajramit. Pesë raste janë raportuar vetëm dje në Kosovë, shkruan Shqip.com.

Në Podujevë një shtetase e huaj ka njoftuar se është sulmuar nga një burrë, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në Fushë Kosovë, një grua ka pranuar ndihmë mjekësore pasi u sulmua nga një burrë. Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Suharekë, u arrestua një burrë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

“Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Klinë një burrë u arrestua e më pas u liruar, pasi një grua e raportoi për dhunë në familje.

“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.                            

Në Gjakovë u arrestua dje një burrë pasi e kishte fyer dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht një grua.

“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. 

/Shqip.com