Lajme

Brenda 24 orëve, dy persona në rajonin e Dukagjini gjenden pa shenja jete

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Dy persona në rajonin e Dukagjinit janë gjendur pa shenja jete.

Sipas raportit policor të 24 orëve të fundit, njëri rast ka ndodhur në Pejë kurse rasti tjetër në Klinë.

Në Pejë, raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër është gjetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa në Klinë, raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com