Lajme

Brenda 24 orëve, 4 raste të dhunës në familje

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar në polici katër raste të dhunës në familje.

Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se burri i saj që ndodhet jashtë shtetit ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

“Podujevë 02.08.2023 – 14:30. Viktima femër  kosovare, ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar një person për dhunë në familje.

“Prishtinë  01.08.2023 – 14:12. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij.

“Gjilan, 02.08.2023 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërsa, në Pejë u arrestua një person për dhunë në familje, i cili gjendej në arrati.

“Pejë, 26.07.2023-20:00. Lidhur me rastin, më datë 02.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili ka qenë në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

/Shqip.com