Sport Ndërkombëtar

Bremer i Torinos kërkohet nga tre gjigantët londinezë

Bremer dhe Immobile

Kryeqyteti anglez mund të jetë destinacion i qendërmbrojtësit brazilian.

Qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer po kërkohet nga shumë klube pas sezonit fantastik.

Ndër to, janë Arsenal, Chelsea dhe Tottenham që presin të nisin bisedimet me të, raporton Goal.

Bremer kundër Osihen

Gjigantët e Premierligës, po presin tani në radhë për t’u takuar me drejtuesit e klubit Italian.

Kjo sepse edhe përbrenda Serisë A, Bremer po shihet si mbrojtës i rrallë.

Inter, Juventus dhe Milan janë të gjitha në ndjekje të tij, por më së afërmi duket të jetë nënkampioni i Italisë.

Përndryshe, 25-vjeçari ka 110 paraqitje në total për Torinon, me ç’rast ka realizuar 13 gola dhe pesë asistime, pavarësisht pozitës së tij.

Bremer kundër Insigne

Lojtari është po ashtu versatil, i aftë të luajë edhe në pozitën anësorit të djathtë në mbrojtje.

Vlera e tij aktuale në treg, e cila është rritur ndjeshëm duke u trefishuar brenda një viti, kap shifrën e 34 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com