Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen e tij në Korçë, pas Shqipërisë mban koncert në Moskë

Këngëtari serb, Goran Bregoviq ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë më 22 gusht.
Ai këtë e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare ku ka treguar vendet ku ai do të përformojë.
Bregoviq pas Korçës do të performojë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë më 26 gusht.
Teksa dita e performances së tij afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizen pasi që një pjesë e madhe e tyre janë duke kundërshtuar ardhjen e tij.

Kjo pasi qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në posterë si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre.
Në anën tjtër, ky Festivali i Birrës ka filluar sonte dhe ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit festivali do të organizohet tek terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.
Pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj.
“Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netët e festës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Korçës./SHQIP.com