Sport Ndërkombëtar

Brazili mbetet kampion olimpik, mposhtë Spanjën në finale

Goli i Malcom në ndeshjen kundër Spanjës

Brazili ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Ata në finale mposhtën Spanjën duke siguruar medaljen e artë, por edhe duke mbrojtur titullin olimpik.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, ku rast shumë të mirë për të kaluar në epërsi kishte Brazili, por Richarlison nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Brazilianët kaluan në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë pas golit të Matheus Cungas.

Në pjesën e dytë, spanjollët ishin shumë më kërkues ku edhe arritën t’i barazojnë shifrat.

Në minutën e 61-të, Mikel Oyarzebal u asistua nga Cristian Soler, për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në minutat e mbetur të kësaj pjese, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e epërsisë, edhe pse rastet nuk munguan.

Në vazhdime, brazilianët u treguan shumë më të mirë se spanjollët, duke u shfaqur më kërkues.

Golin e epërsisë e gjetën në minutën e 108-të nga Malcom, pasi ky i fundit u asistua nga Antony.

Ky gol edhe i siguroi Brazilit medaljen e dytë të artë rreshtë në Lojërat Olimpike, pasi të parën e kishin marrë në “Rio 2016”, kurse Spanja morri të argjendtën./Shqip.com