Sport Ndërkombëtar

Brazili e “bombardon” sërish Serbinë, Richarlison shënon super-gol

Brazili po e zhvillon ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, raporton Shqip.com.

Brazilianët e kanë shënuar edhe golin e dytë ndaj Serbisë. Richarlison ka shënuar super-gol në minutën e 73-të për ta “bombarduar” edhe një herë portën e serbëve për 2:0.

Brazili ka kaluar në epërsi prej 1:0 me golin e shënuar nga Richarlison në minutën e 61-të.

Përballja zhvillohet në “Lusail Stadium”, ndërsa kundërshtar i Selecao është përfaqësuesja serbe.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra e Kameruni.

/Shqip.com