Kulturë Kino

Bradley Cooper shihet i transformuar për rolin e ri në Netflix

Aktori i njohur botërisht, Bradley Cooper shihet se është transformuar tërësisht për një rol të ri në Netflix.

I nominuari për Oscar luan mjeshtrin e kompozitorit Leonard Bernstein në filmin biografik, i cili shënon gjithashtu herën e parë të Cooper që drejton një film që nga A Star Is Born .

Në filmin “Maestro”, rolin e bashkëshortes së Bernstein, Felicia Montealegre e luan aktorja Carey Mulligan.

Maestro është prodhuar nga Martin Scorsese, Steven Spielberg, Kristie Macosko Krieger, Cooper, Fred Berner dhe Amy Durning. Scorsese dhe Spielberg të dy menduan ta drejtonin filmin në pika të ndryshme gjatë zhvillimit të tij.

Bernstein vlerësohet si dirigjenti i parë i lindur në Amerikë që drejtoi një orkestër të madhe simfonike amerikane dhe gjithashtu u angazhua në shumë kauza progresive, si mbështetja e lëvizjes për të drejtat civile dhe protesta kundër Luftës së Vietnamit.

Maestro së fundmi ka filluar xhirimet dhe pritet të dalë në vitin 2023.