Sport Ndërkombëtar

Brad Pitt – Lewis Hamilton, mësohet arsyeja e takimit

Shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton, drejtuesit e Formula 1 dhe shefat e skuadrave u takuan me aktorin Brad Pitt gjatë provave të lira për Çmimin e Madh të SHBA në Austin, të Teksasit, ndërsa planet për një film të bazuar në këtë sport po përparojnë.

Apple TV njoftoi se kompania e produksionit që ajo menaxhon kishte fituar të drejtat për të prodhuar një film artistik që do të drejtohet nga Joseph Kosinski, regjisori i “Top Gun: Maverick”.

Me Kosinskin u bashkua edhe Pit në pistën e Austinit, bashkë me producentin Jerry Brukaimer.

Piloti i Mercedesit, Hamilton zhvilloi  takime me aktorin e njohur ku folën për projektin, e gjithashtu do të jetë një ndër bashkëproducentët e filmit.

Pitt do të luajë rolin e një piloti të garave me makina i dalë në pension që vendos të rikthehet në pistë bashkë me një të ri të talentuar, e do të konkurrojnë kundër pilotëve më të suksesshëm të sportit.

Më herët Hamilton kishte deklaruar se ka shumë njerëz nga bota e Formula 1 që po japin ndihmesën e tyre në realizimin e këtij filmi.

/Shqip.com