Kulturë

Botohet libri “Peizazhi linguistik i Tiranës”, i autores Elsa Skënderi

Botohet libri “Peizazhin linguistik të Tiranës”, i autores Elsa Skënderi
Botohet libri “Peizazhin linguistik të Tiranës”, i autores Elsa Skënderi

Shenjat gjuhësore në rrugët e Tiranës kanë përgjithësisht orientim kombëtar. Në këtë përfundim ka arritur zëvendësdekania e fakultetit të Historisë e Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari. Në studimin e saj më të fundit “Peizazhi linguistik i Tiranës”, ajo ka marrë në shqyrtim emërtimet e bizneseve në kryeqytet përfshirë mbishkrimet murale.

“Synimi i një pune të tillë është që të shohë orientimin e shenjave në peizazhin linguistik, nëse këto shenja me orientim kombëtar pra nëse kemi përdorim më të lartë të gjuhës shqipe nëpër emërtesa apo me janë shenja me një orientim ndërkombëtar. Në tërësinë e vet peizazhi linguistik i Tiranës na shfaq një prani më të lartë të gjuhës shqipe, pra shenjat kanë një orientim kombëtar dhe nëse flasim për një përqindje, nga 3337 njësi të mbledhura, në gjuhën shqipe janë 38.2 për qind të shenjave dhe në anglisht janë 30 %. Po flas në tërësinë e gjitha akseve që janë marrë në studim”, ka thënë ndër të tjera Elsa Skënderi.

/Shqip.com