Kulturë

Botohet “Fjalori i emërtimeve të njerëzve sipas tipareve”, i autorit Idriz Metani

Është promovuar në Tiranë Fjalori i Emërtimeve të njerëzve sipas tipareve fizike e morale në gjuhën shqipe. Vetë autori Idriz Metani vërejti punën e bërë mbi realizimin e veprës.

“Vargut të gjatë të fjalorëve i shtohet edhe ky. Puna për të ka nisur që në vitet 1980 të shekullit të kaluar. Fjalori ka 15 mijë njësi, nga të cilat më shumë se 12 mijë janë njësi leksikore-fjalë, afro 20 mijë janë njësi semantike, pra kuptime dhe mbi 2 mijë janë njësi frazeologjike. Përmban emërtime që përdoren në gjuhën shqipe sipas dukës së jashtme e tipareve e vetive të brendshme.”

Metani vërejti se për të bërë fjalorin pos ekspeditave dhe librave të botuar kanë shërbyer edhe fjalorët shpjegues a krijimtaria gojore.

/Shqip.com