Teknologji Shkencë

Botës po i shtohet një oqean i ri!

Një oqean i ri po formohet, ja cili është kontinenti të cilin ai po e ndanë mes për mes. Pllakat tektonike të Tokës janë në fluks dhe lëvizje të vazhdueshme.

Dhe kohët e fundit, shkencëtarët kanë njoftuar se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjes tektonike dhe se kjo ndarje do të krijojë një oqean të ri.

Foto e vendodhjes së ardhshme të oqeanit më të ri në tokë

Pse po ndahet në dysh Afrika?

Shpjegimi për këtë bazohet në parashikimet e tektonikës gjeografike të pllakave.

Në Afrikën Lindore, veçanërisht në rajonin Afar të Etiopisë, klima e nxehtë po bën që pllakat tektonike të largohen nga njëra-tjetra. Ky rajon shtrihet mbi tre pllaka tektonike, përkatësisht pllakën nubiane, somaleze dhe atë arabe.

Të çara si në foton e mëposhtme po ndodhin përgjatë të gjithë zonës ku parashikohet të bëhet ndarja e kontinentit afrikan.

Në një raport të NBC News, i cili vjen përmes Futurism, Christopher Moore, një student doktorature në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, diskutoi të dhënat e reja satelitore. Moore ka përdorur në mënyrë specifike radarin satelitor për të monitoruar aktivitetin vullkanik.

Shembull i çarjes së tokës si pasojë e thatësirave në rajonin e Afarit në Etiopi, Afrikë

Moore i tha NBC News se “Kjo zonë e Afrikës] është i vetmi vend në Tokë ku mund të studioni se si çarja kontinentale bëhet një çarje oqeanike”. Me fjalë të tjera, i vetmi vend në Tokë ku një kontinent po ndahet në dysh.

“Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të vërshojnë mbi rajonin Afar dhe në Luginën Rift të Afrikës Lindore dhe do të bëhen një oqean i ri….”, tha Moore për NBC News, duke shtuar se pjesa e sapo ndarë e Afrikës “do të bëhet kontinenti i saj i vogël dhe i veçantë”.

/Shqip.com