Rozë Ndërkombëtar

VIDEO/ Bota nuk bindet: Ajo që pamë, nuk është Kate Middleton

As pamjet me video, ku Kate ecën krah për krah me William, teksa bëjnë pazar, nuk e kanë bindur botën. Në rrjet vijojnë dyshimet dhe teoritë konspirative, të cilat duket se s`do të marrin fund kurrë.

Disa thonë se imazhi është krijuar përmes Inteligjencën Artificiale, të tjerë thotë se nuk është Kate, por një sozi e saj, që quhet Heidi Agan.

Kanë analizuar mollëzat e saj, këmbët dhe madje edhe ecjen për të cilën thonë se nuk është njësoj.

Kate në video shfaqet me disa kilogramë më pak dhe kjo nuk e bind një pjesë të njerëzve.

Ka të tjerë që shkruajnë se pas një ndërhyrjeje kirurgjikale rënia në peshë është normale.

Si përfundim, video e The Sun që synonte të qetësonte turmën, duket se e ndezi më shumë atë.

/Shqip.com