Bostoni e siguron finalen në NBA

Misionin e përfunduan me sukses. Biletën për në finale e siguruan
Boston Celtics kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultat 96-100.
Me këtë fitore kanë siguruar kualifikimin në finale – ku do të takohen me Golden State Warriors.
Basketbollisti më i dalluar në këtë takim – pa asnjë dyshim ishte Jayson Tatum, i cili realizoi 26 pikë, asistoi gjashtë herë dhe pati dhjetë kërcime.
Teksa, paraqitje të mirë patën edhe Jaylen Broën dhe Marucs Smart – duke shënuar nga 24 pikë.
Në anën tjetër, te Miami – një ndeshje për tu mbajtur mend pati Jimmy Buttler.
Ai ishte autor i 35 pikëve, një asistimi dhe nëntë kërcimeve.
Por, as këto statistika nuk mjaftuan që skuadra e tij të mos eleminohet.
Në total, Bostoni korri fitore me rezultat 4-3 në ndeshje.
Sa i përket ndeshjeve finale – ato do të nisin me datë dy qershor, e enjte. /Shqip.com