Sport Ndërkombëtar

Boston vendos baraspeshën me Philadelphian

Boston ka fituar 121-87 ndaj Philadelphia në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play offit në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, para tifozëve të saj, skuadra e Celtics nuk zhgënjeu, duke prishur festën e Joel Embiid, që një ditë më parë ishte shpallur MVP.

Ylli i Philadelphia realizoi 15 pikë, ndërkohë që për mysafirët mungoi lojtari lider, siç ishte Harden në sfidën e parë. Për Boston, Brown realizoi 25 pikë, mbështetur nga Brogdon me 23 pikë.

Vendimtar ishin lojtarët e aktivizuar nga bankina, nga ku erdhën plot 54 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, 121-87 (1-1)
New York – Miami, (1-1)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (2-0)

/Shqip.com