Sport Ndërkombëtar

Boston nisin serinë e finales me fitore ndaj Warriors

Seria e ndeshjeve për titullin kampion i NBA tani veçse ka filluar.

Gara mes lindorëve të Boston Celtics dhe perëndimorëve të Golden State Warriors u zhvillua mbrëmë, me fitore të njujorkezëve.

Boston arriti që të rëmbejë rezultatin në favor të tyre me 12 pikë epërsi, nga totali 108:120.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Chase Center” u takoi mysafirëve, për të cilët pak kush besonte se do të nisnin të parët me këmbë të mbarë.

Kjo sepse vendasit ishin duke udhëhequr deri në çerekun e tretë, duke e lëshuar në aventura në të katërtin që rezultoi fatal për ta.

Më i miri në parket për Celtics ishte qendra Al Horford me 26 pikë, gjashtë kërcime si dhe te asiste.

Teksa, për Warriors shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry që arriti të realizonte 34 pikë, por që qenë të pamjaftueshme për të nisur serinë me fitore.

Po ashtu, për djemtë e trajnerit Ime Udoka, përformanca të mira patën edhe Jaylen Brown (24 pikë) dhe White që shtoi 21 sosh.

Ndeshja e ardhshme do të luhet përsëri në San Francisko, më 6 qershor. /Shqip.com