Boston ngushton serinë e fitoreve të Miamit në 3-2
Në aksionin e parë i treguan kundërshtarit se dëpërtimet nuk do t’i kenë të lehta. Basketbollistët e Boston Celtics vazhduan të luajnë me mbrojtje të ngjeshur ndeshjen e pestë finale të Konferencës Lindore përballë Miami Heat.
E në anën tjetër, basktetbollistët e “Keltëve” gjetën shumë hapësira në mborjtjen e skuadrës nga Florida. Prandaj, ekipit të Joe Mazzullës fitorja nuk i’u rrezikua për asnjë moment të vetëm.
Boston Celtics në “TD Garden” e fitoi betejën e pestë ndaj Miamit 110-97, duke e ngushtuar serinë e fitoreve të Heat në 3-2.
Katër basketbollist të Bostonit ishin koshashënuesit më të dalluar në këtë ndeshje, të prirë nga Derrick White me 24 pikë, ndërsa Jason Tatum ishte më i dalluari me 21 pikë, 8 kërcime e 11 asistime.
Kurse, për skuadrën humbëse Duncan Robinson me 18 pikë u dallua më së shumti, ndërsa Jimmy Butler nuk ishte në element në sfidën e pestë pasi realizoi vetëm 14 sosh.
Beteja e 6-të do të zhvillohet të dielën pasmesnate në “Kaseya Center” nga ora 02:30.
Miamit i duhet edhe një fitore për të arritur në finale me Denver Nuggets. Por, në anën tjetër presioni është shumë i madh pasi edhe Bostoni do të tentoj fillimisht ta barazoi serinë e finaleve e më pas edhe ta eleminoi në këtë fazë ekipin e Eric Spolestras.
/Shqip.com