Sport Ndërkombëtar

Boston mban gjallë shpresat për finalen e madhe

Boston e ka fituar ndeshjen e katër finale të Konferencës së Lindjes ndaj Miamit me shifrat 116-99, duke rihapur mundësinë për të kaluar në finalen e madhe të NBA-së . Tashmë Miami udhëheq 3-1 serinë dhe mbetet ende një fitore larg titullit në Lindje.

Ndeshja e fundit, e luajtur në fushën e Miamit u domionua nga mysafirët, ndjeshëm më superiorë në fushë, duke e merituar fitoren. Tatum me 33 pikë e 11 kërcime ishte shënuesi më i mirë për Celtics, ndërkohë që të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë.

Miami nuk arriti të bëjë hapin vendimtar, duke zhgënjyer në këtë rast të parë. Butler realizoi 29 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra e tij. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që shpreson ende te mrekullia për të shkuar në finalet e NBA, ku është kualifikuar Denver.

Konferenca e  Lindjes
Boston – Miami, 116-99 (1-3)

Konferenca e Perëndimit
Denver – Lakers, (4-0)

/Shqip.com