Sport Ndërkombëtar

Boston i bashkohet Miamit në finalen e Lindjes

Boston është ekipi i dytë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-88 ndaj Philadelphias në ndeshjen e shtatë dhe të fundit gjysmëfinale. Skuadra e Celtics fitoi 4-3 me ndeshje, duke siguruar kështu një biletë për në finalet e kësaj konference në NBA.

Fitorja mban emrin e Jayson Tatum, që realizoi 51 pikë, duke qenë në një mbrëmje magjike. Mirë u paraqit edhe Borwn me 25 pikë, ndërsa te Philadelphia zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”, përfshirë edhe Joel Embiid, i shpallur MVP një javë më parë (15 pikë).

Në finalet play off të Konferencës së Lindjes, skuadra e Boston do të luajë ndaj Miami Heat dhe do të ketë në epërsi faktorin fushë.

Nesër nisin ndeshjet finale në Konferencën e Perëndimit, ku Denver pret në fushën e tij ekipin e Lakers.

Gjysmëfinale – Lindje
Boston – Philadelphia, 112-88 (4-3)
New York – Miami, (2-4)

Finale – Lindje
Boston – Miami

Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Phoenix, (4-2)
Golden State – Lakers, (2-4)

Finale – Perëndim
Denver – Lakers

/Shqip.com