Sport Ndërkombëtar

Bosksieri amerikan dërgohet në spital – i mbyllet syri nga goditjet e pësuara

Erickson lubin - Sebastian Fundora

Në Virgin Hotels në Las Vegas, Nevada, u zhvillua një nga luftimet më të çuditshme në boksin profesionist në vitet e fundit.

Amerikanët, Erickson Lubin dhe Sebastian Fundora u përballën me njëri-tjetrin për titullin e përkohshëm të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) në peshën super të lehtë.

Para ndeshjes, Lubin (24-1, 17 KO) dukej paksa i favorizuar për të fituar ndaj Fundoras (18-0-1, 12 KO), por rë ring doli të jetë një histori e tjetër.

Në raundin e dytë, Fundora ishte dominues dhe e rrëzoi kundërshtarin.

Teksa – me pikë totale ishte duke prirë Lubin.

Por, me kalimin e raundeve, fytyra e tij filloi të “prishej” deri në pikën që syri i tij i djathtë praktikisht u mbyll dhe djersa e tij u zëvendësua nga gjaku që filloi t’i derdhej në fytyrë, e gjitha për shkak të kombinim i goditjeve të marra.

Sipas raportimeve, ai u dërgua në spital pas përfundimit të meçit.

https://twitter.com/FOTYBOXING/status/1513018072742854661?s=20&t=zaPGHrGuPR7QhUIB6gE5_Q

Sebastian Fundora e njohu madhështinë e kundërshtarit të tij dhe e mbështeti vendimin për të mos e lejuar të vazhdojë.

“Ai është një luftëtar i ashpër, i cili ishte gjithmonë përpara në luftë, por nuk kishte nevojë të lëndohej më. Ata morën vendimin e duhur për ta ndërprerë luftën sepse fytyra e tij dukej ndryshe. Ai ishte transformuar dhe kishte shumë gjakderdhje. “tha ai.

Me këtë fitore, Fundora – tashmë e ngriti rekordin e tij në boksin profesionist –  në 19 fitore (13 me nokaut) dhe një barazim. /Shqip.com

https://twitter.com/9InchUK/status/1513042108940173312?s=20&t=RpqwcSIGlP8mxlCLMzudmg