Sport Ndërkombëtar

Borussia Dortmund zyrtarizon transferimin e sulmuesit holandez

Borussia Dortmund

Klubi gjerman, Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e Donyell Malen, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale.

Ylli holandez kërkohej nga shumë shumë skuadra, por në fund ai vendosi që karrierën e tij ta vazhdonte në Gjermani.

Malen te Dortmund partner të sulmit do të ketë norvegjezin, Erling Haaland.

Ai iu bashkua verdh e zinjëve nga klubi holandez, PSV Eindhoven, klub me të cilin shënoi 40 gola në 81 paraqitje garuese për ta.

21-vjeçari në të kaluarën kishte qenë pjesë e të rinjëve të Arsenalit, derisa është dalë nga akademia e Ajaxit./Shqip.com

Donyell Malen