Lajme

Borrell: Ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Pas shumë orëve diskutime në Ohër, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, janë pajtuar për rrugën e negociatave.

“Për nenin 7, Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, tha Borrell.

Borrell tha se Kosova pajtohet që të nis negociatat me BE-në për të bërë Asociacionin. “U është bërë e qartë se rruga e tyre e integrimit varet nga respektimi i marrëveshjes”, tha tutje ai.

Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’ju bashkuar BE-së pa i normalizuar marrëdhëniet mes vete Kosova dhe Serbia.

/Shqip.com