Lajme

Borrelli me tri kërkesa për Osmanin: Dështimi do të ketë pasoja të rënda

Takimi në Moldavi / Foto: Twitter @JosepBorell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot presidentes Vjosa Osmani.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”, ka shkruar në fund përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

/Shqip.com