Lajme

Borrell tregon çfarë foli me Vuçiqin në telefon

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka treguar detaje nga biseda që ka zhvilluar dje me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se temë bisede kishte dialogun Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e tij.

“Kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rrugën përpara të dialogut të lehtësuar nga BE. Në mjedisin aktual gjeopolitik është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Mbesim në kontakt të ngushtë”.

Ndryshe, Borrell ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

/Shqip.com