Lajme

Borrell: Të fillojmë përgatitjen për vendosjen e paqes në Ukrainë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, është shprehur se beson se aleatët perëndimorë duhet të fillojnë të përgatiten për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, por ai theksoi se Kievi duhet të marrë pjesë në çdo bisedim të mundshëm nga një “pozicion force”.

Ne duhet të fillojmë të përgatitemi për paqen, por kjo do të varet nga balanca e forcave në fushën e betejës. Ukraina do të duhet të gjendet në një pozicion të fortë kur bëhet fjalë për bisedimet e paqes”, ka thënë Borrell.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia nuk sheh asnjë kusht që situata në Ukrainë të kalojë drejt paqes, kështu që Moska do vazhdojë operacionin ushtarak për të arritur qëllimet.

/Shqip.com