Borrell: Të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen në Deçan

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, Josep Borrell, kërkuar që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona, transmeton Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell e ngatërrroi lokacionin me qytetin e Gjakovës, por që shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.
Horrified by the terrible attack in Gjakovë. My heart goes to the victims & their families. Those responsible must be found and brought to justice for this heinous crime.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 27, 2021
I stand with all Kosovars in these painful moments. We will continue working for reconciliation in the WBs.
Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit , një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një tjetër është plagosur.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”./SHQIP.com