Lajme

Borrell takohet me Kurtin në Paris: Duhet progres urgjent në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka shkruar pas takimit më kryeministrin e Kososvës, Albin Kurti në Samitin e Paqes që po mbahet në Paris.

Borrell tha se në takim kanë biseduar për çështje të ndryshme e ndër to edhe për nevojën urgjente për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Shqip.com.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjina të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin urgjentisht të nevojshëm në dialogun Beograd – Prishtinë. Ngritëm diskutimet për integrime evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i’u drejtua pjesëmarrësve përmes një video-mesazhi.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha Kurti.

Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Diskutime pati dje (e enjte) dhe do të vazhdojnë edhe sot në mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete. /Shqip.com