Lajme

Borrell: Kosova e Serbia po lëvizin ngadalë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për mediat se samiti BE-Ballkani Perëndimor synon që të krijojë lidhje më të ngushta midis unionit dhe rajonit.

“Ky samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit, anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së.

Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, tha ai.

Ai foli gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi teksa tha se të dyja palët po lëvizin ndonëse ngadalë ndërsa shtoi se duhet t’i shtyjmë që të ecin përpara dhe të kenë një perspektibë të qartë evropiane.

“Ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin ngadalë por po lëvizin dhe duhet t’i shtyjmë të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane. Është e rëndësishme për politikën e jashtme dhe ne kemi angazhime me shumë njerëz dhe duhet të përshpejtojmë. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”, shtoi Borrell.

/Shqip.com