Borrell kërkon zbatimin e marrëveshjes për targat dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje nga Kosova dhe Serbia për zbatimin e marrëveshjes për targat mes dy vendeve, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi për takimin me Kurtin, Borrell u ka bërë thirrje dy palëve që të intensifikojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila normalizon marrëdhëniet.
“Me Albin Kurtin diskutuam për marrëveshjen e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim. Tani i bëj thirrje të dyja palëve të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që normalizon marrëdhëniet brenda #Dialogut të lehtësuar nga BE- ja”, ka shkruar Borrell.
Discussed last week’s arrangement between Belgrade & Pristina with @albinkurti – an important step which needs implementation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2021
I now call on both parties to intensify work on a comprehensive and legally binding agreement normalizing relations within the EU-facilitated #Dialogue pic.twitter.com/IJEh2gEyTA
Ndërkaq, të mërkurën, Kurti tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kanë folur për Procesin e Berlinit.
Përmes një postimi në Tëitter, ai theksoi se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave./SHQIP.com