Lajme Botë

Borrell infektohet me koronavirus, anulohet vizita e tij në Kinë

Josep Borell

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shtyrë një udhëtim të planifikuar në Kinë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Borrell tha se ai “ndihej mirë” dhe nuk kishte simptoma.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe prandaj fatkeqësisht do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”, shkroi ai.

Borrell do të vizitonte Kinën nga 13 deri më 15 prill në të njëjtën kohë me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizituan Kinën javën e kaluar.

Dyshja i kërkuan Pekinit të përdorë ndikimin në raport me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. Kujtojmë që Borrell ishte infektuar edhe më parë me koronavirus, gjatë vitit të kaluar.

/Shqip.com