Lajme

Borrel: Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josef Borell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë zhvilluar takim gjatë ditës së sotme.

Tema kryesore e takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Borrel ka kërkuar që marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen.

“Mirë që takova kryeministrin@albinkurtiPërpara #Procesit të Berlinit.Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e makinave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të veprojnë me përmbajtje Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizimin” ka shkruar Borrel.

Lexo edhe:
Kurti takohet me Borrellin e Lajcakun, diskutohet për marrëveshjen finale me njohje reciproke

Ndërsa, Kurti ka njoftuar se në takim është diskutuar Marrëveshja Kornizë e përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera.

/Shqip.com