Lajme

Borrel i kthen letër Kurtit: Nuk po adresoni elementet kyçe të krizës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

Shefi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrel, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pasi ku i fundit i dërgoi një letër me pikat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Borrel ka vlerësuar pranimin e Kurtit për të de-përshkallëzuar situatën në veri, por ka thënë se kryeministri kosovar nuk po adreson disa elementë kyç që shkaktuan krizën aktuale dhe që duhet të adresohen për të rivendosur qetësinë në veri të Kosovës.

Ai ia ka përsëritur kërkesën e 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Si hap i parë, katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës duhet të punojnë përkohësisht nga lokacione të tjera përveç objekteve komunale. Kryetarët e Zubin Potok-ut, Zveçanit, tashmë e kanë pranuar kërksën. Ne besojmë se kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës veriore të cilët i përkasin partisë suaj politike do ta ndjekin së shpejti shembullin. Ne gjithashtu kërkuam ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës. Policia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet. Paralelisht i kërkojmë Serbisë të mbështesë për të diskutuar më hollësisht aranzhimet e sigurisë me KFOR/EULEX në katër komunat, të cilat ju sugjeroni të mbahen zgjedhjet aty. Gjithashtu kemi kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Ne i presim serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe këtë kërkesë ia kemi bërë të qartë presidentit Vuçiq”, ka shkruar Borrel.

Sipas tij, legjislacioni i Kosovës, ofron shumë mënyra për të nxitur zgjedhje të reja në këto katër komuna.

/Shqip.com