Sport Ndërkombëtar

Borja Iglesias – njeriu i momentit në Real Betis

Borja Iglesias

Borja Iglesias është emri që po lakohet krahas Robert Lewandowskit – të Barcelonës.

Sulmuesi i Real Betis – ka shënuar katër gola në këtë sezon të La Ligës – në po aq ndeshje të zhvilluara.

Vetëm një më pak se Lewa – që e mban stafetën në këtë aspekt.

Iglesias është një nga pikat kryesore të Betisit – në këtë sezon.

29 vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2019, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Espaynolit, Zaragozës dhe Celta Vigos.

Sa i përket formës grupore, ekipi i udhëhequr nga Manuel Pellegrini – gjendet në pozitën e katërt në La Liga – me nëntë pikë të grumbulluara.

Vetëm një më pak se Villarreali dhe Barcelona që gjenden në pozitën tre dhe dy, teksa lider është Real Madrid me 12-të pikë./Shqip.com