Lajme Botë

Boris Johnson, Rishi Sunak apo Penny Mordaunt, kë po mbështesin deputetët?

Deputetët konservatorë kanë filluar të deklarojnë se kë po mbështesin për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Aktualisht 146 nga 357 deputetë konservatorë kanë dalë publikisht me mbështetjen e tyre, raporton BBC.

Për Rishi Sunak – kanë votuar  83 deputetë  për Boris Johnson – 42 deputetë ndërsa për Penny Mordaunt – 21 deputetë.

Shumë të tjerë mund të mos deklarojnë se kë po mbështesin, dhe më shumë mund të shpallin vendimet e tyre gjatë fundjavës – prandaj prisni që numrat të vazhdojnë të ndryshojnë me shpejtësi.

Kandidatët do të kërkojnë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve konservatorë.

Penny Mordaunt është e vetmja kandidate që konfirmon se janë duke kandiduar deri më tani. Secili prej kandidatëve të tjerë të përfolur mund të mos kandidojë, ose një deputet tjetër mund të deklarohet si kandidat.

/Shqip.com