Boris Johnson dhe Truss i kërkojnë Rishi Sunak dërgimin e avionëve luftarak në Ukrainë
Boris Johnson dhe Liz Truss i kanë kërkuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak që të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
Kërkesa e tyre erdhi gjatë një debati në Dhomën e Përfaqësuesve.
Truss tha se mezi pret që të merret një vendim për dërgimin e avionëve luftarak në Ukrainë.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t’u siguruar që Ukraina ta fitojë këtë luftë sa më parë të jetë e mundur,” tha Truss gjatë një debati mbi konfliktin në Ukrainë. Çdo ditë shtesë, një jetë e humbur, gra të dhunuara, qytete të shkatërruara. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi, sa më shpejt që mundemi. Mezi pres të shoh tanket, dhe mezi po pres të shoh avionët luftarakë në Ukrainë për të ndihmuar ata ukrainas të guximshëm”, tha Truss.
Truss këmbënguli gjithashtu se qeveria duhet të sigurojë se “paratë e marra nga shteti rus përdoren për të rindërtuar Ukrainën” dhe se “çdo heqje e sanksioneve është e lidhur me reformën në Rusi”.
Ndërkohë, Johnson paralajmëroi deputetët se Rusia do të përfitonte nga Kina duke furnizuar armë vdekjeprurëse për të mbështetur pushtimin, raporton The Guardian.
“Ukrainasit nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për kauzën e lirisë anembanë botës. Ne duhet t’u japim atyre atë që u duhet, jo muajin e ardhshëm, jo vitin e ardhshëm, por tani,” tha ai.
/Shqip.com