Lajme Ballkan

Borell: Serbia refuzoi t’i vendosë sanksione Rusisë

Serbia sërish është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, tha Borell.

Në njoftimin e lëshuar theksohet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, raporton Ewb.

/Shqip.com