Lajme

Borell për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës: Akte të tilla nuk kanë vend në shekullin e 21-të, unë i dënoj ata në termat më të ashpër të mundshëm

Qyteti i Kiev është sulmuar mëngjesin e sotëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga ana e kryebashkiakut Vitali Klichko.

Zyrtarët ukrainas thonë se një numër njerëzish janë plagosur në sulmet e mëtejshme me raketa në Zaporizhzhia gjatë natës.

Lidhur më këto sulme ka ardhur edhe reagimi nga Josef Borell.

“I tronditur thellë nga sulmet e Rusisë ndaj civilëve në Kiev dhe qytete të tjera në Ukrainë. Akte të tilla nuk kanë vend në shekullin e 21-të. Unë i dënoj ata në termat më të ashpër të mundshëm. Ne qëndrojmë me Ukrainën. Mbështetja ushtarake shtesë nga BE është në rrugë e sipër” ka shkruar ai në Twitter

Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e u dëmtua nga një shpërthim.

Një numër njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet në Kiev këtë mëngjes, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase.

Vetëm mëngjesin e 10 tetorit raportohen të jenë lëshuar 83 raketa nga Rusia, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës. Ende nuk dihet numri i të lënduarve.

Njëmbëdhjetë objekte të rëndësishme infrastrukturore në tetë rajone të ndryshme të Ukrainës janë goditur në bombardimet e mëngjesit të sotëm, ka thënë kryeministri i vendit, Denys Shmyhal.

/Shqip.com