Lajme

Bordi i RTK-së: Kemi pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

Radio Televizioni i Kosovës

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Përmes një komunikate nga Bordi i RTK-së, kanë thënë se sipas procedurave ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në komunikatë.

Me 19 janar 2022, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të mediumit publik, Ngadhnjim Kastrati.

Ngadhnjim Kastrati- ish drejtor i RTK-së

Nga njoftimi i Bordit, Kastrati ishte shkarkuar me nëntë vota pro dhe asnjë kundër.

“Vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të z. Kastrati. Bordi i RTK-së konstatoi neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës. Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me z.Kastrati si Drejtor i Përgjithshëm”, thuhet në njoftim./Shqip.com