Rozë

Bora Zemani zbulon për herë të parë tatuazhin që ka në dorë dhe kujt i dedikohet

Bora Zemani

Dje në “Për’puthen”, tema ishte për tatuazhet.

Kjo pasi Kristi kishte një tatuazh dedikuar Dafina Zeqirit.

Ai këtë e tregoi në takim me Alesian, ku me pas në studio shfaqi edhe fytyrën e saj.

Nga ana tjetër vajzat e “Për’puthen” treguan se nuk e kishin edhe aq problem.

Gjatë bisedës Ariani tha me shaka që vetëm të dashurat mos t’i bëjnë tatuazh. Në atë moment Bora pyet Arjanin nëse ai ka tatuazh, por Arjani u përgjigj “jo” duke buzëqeshur. Të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Laureta, Borës, e cila nuk ngurroi të përgjigjej.

“Po kam. Unë i kam të gjitha me kuptim. Nuk paragjykoj asnjë si i bën tatuazhet, mund të pëlqejnë edhe gjëra të veçanta, të bukura thjesht për t’i patur në trupin e tyre pa patur ndonjë kuptim të veçantë, por unë gjithmonë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me kuptim shumë të madh.”

Ndërhyn Mikela: A ke ndonjë tatuazh për Arborin? Bora Zemani tregon tatuazhin afër kyçit të dorës dhe thotë: “Dy flokë bore”./SHQIP.com