Rozë

Bora Zemani tregon se a po e pret Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga personazhet më të përfolura të momentit, teksa aktori e ka shprehur hapur se është ende i dashuruar në moderatoren.

Dyshja emocionuan publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili ia doli t’i rrëmbente një puthje.

Ndërsa mbrëmë  Bora është ngacmuar nga Naimi në puntatën e Për’puthen ku ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”

Moderatorja Bora Zemani

Ditë më parë Donaldi nga Big Brother bëri një dhuratë simbolike për Borën në përvjetorin e tyre.

Ai hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës. Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën dhe mesa duket, mund të ketë një ribashkim kur të jenë jashtë./SHQIP.com