Rozë

Bora Zemani ruan një video të Trixës dhe Donaldit

Trekëndëshi Bora-Donald-Trixa kohë pas kohe kthehet sërish në qendër të mediave rozë.

Së fundmi, një veprim i Bora Zemanit ndaj Trixës e Donaldit ka habitur të gjithë.

Me ndryshimet e reja të Tik Tok është zbuluar se personat që vendosin videot e të tjerëve në “favorite” do të dalin me emra, por mesa duket Bora nuk e ka ditur këtë gjë.

Një faqe fansash ka postuar një video të Donaldit dhe Trixës brenda në Big Brother teksa janë duke u përqafuar! Bora e ka vendosur në “favorite”, prisni pak! Bora vërtetë? Po po, ajo e gjitha nga profili i saj zyrtar.

Por çështja është: I ka pëlqyer video, do e përdor për kunjë ndaj Donaldit apo e ka bërë pa dashje?

Sidoqofë presim ndonjë shpjegim nga Bora për këtë veprim./Shqip.com