Rozë

Bora Zemani përfundon në spital

Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur në rrjetet sociale, derisa ishte mikja e saj e ngushtë, Semi, ajo që publikoi fotografi.

Këngëtarja në një postim në Instagram ka shpërndarë imazhe ku shihet duart e tre vajzave, njëra prej tyre edhe e Bora Zemanit.

Përpos shkrimit dhe disa luleve që i kishin dhuruar, ende nuk i dihet detajet pse Bora përfundoi e shtrirë.

“Në të mirë dhe në të keq, gjithmonë bashkë”, ka shkruar Semi.

Ndërkaq, një gjë e tillë ndodhi teksa transmetohej emisioni i xhiruar “Perputhen Prime”./SHQIP.com