Rozë

“Bora Zemani njihet për historitë e dashurisë, ka qenë në lidhje 185 herë”, ish-konkurrenti ofendon moderatoren

Bora Zemani

Alban Dyrmishi, ish-konkurrenti i “Përputhen 1” njihet për personalitetin e drejtpërdrejte që ka.

Ai se fundmi ka shpërthyer në akuza ndaj gjithë stafit të këtij emisioni.

Por, anash për të nuk ka mbetur as moderatorja Bora Zemani, për të cilën ka thënë se ajo njihet vetëm për lidhjet e saj, e që sipas tij janë të shumta.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Instagram, ai ka thënë se Bora ka qenë e lidhur plot 185 herë.

“Dhe e fundit Bora Zemani, prezantuesja mike e ngushtë e Olsës dhe përsëri një nga njerëzit më të afërt të emisionit. 30 vjeç në jetën e saj, dihet sa sukses ka me lidhjet. Është lidhur 185 herë e është ndarë 815 herë”, ka shkruar ai .

Gjithashtu, ai ka folur edhe për jetën private të Arjan Konomit, duke thënë se i duket e çuditshme se si ai është 50-vjeç dhe nuk ka folur kurrë për ndonjë lidhje me ndonjë vajzë.

Pas kësaj Albani ka vazhduar me akuza edhe për fustanin e veshur mbrëmë nga moderatorja, Arbana Osmani në natën e spektaklit.

Ai ka ironizuar me dukjen e moderatores duke përdorur fotografitë e konkurrentëve brenda dhe nga një përshkrim të shkruar nga ai./SHQIP.com