Rozë

Bora Zemani më në fund reagon ndaj situatës së Donaldit

Pas gjithë atyre “skandaleve” të bëra këtë javë në “Big Brother Albania VIP”, mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, Bora Zemani më në fund vendosi të flas.

Në orët e vonshme të datës 4 dhjetor, Bora postoi një InstaStory ku adresoi të gjithë situatën e bërë për të sqaruar gjërat mes saj dhe Donaldit.

Postimi menjëherë u bë viral dhe filloi të përmendej në çdo media.

“Ju lutem qetësohuni!!! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gaboj, edhe ai mund të zgjedh rrugë të tjera. edhe ai ka të drejtën të bëj çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj…”, shkroi Bora.

Besohet se këto fjalë Bora i ka thënë pasi që Donaldi po merr shumë urrejtje, dhe ka tentuar të qetësojë situatën. /SHQIP.com